albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

10 vjeçari humb jetën pas infektimit me Covid, babai: Doktori na tha që të prisnim për vaksinën

by Editor
January 26, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Një dhjetë vjeçar, Lorenzo Gazzano, vdiq në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Spitalit në Torino.

I vogli, sipas asaj që mësohet nga burime shëndetësore, është goditur nga komplikacionet e lidhura me Covid dhe duke marrë parasysh edhe moshën e tij, nuk ishte vaksinuar.

Bababi i tij thotë se mjekët nuk e kishin këshilluar që të vaksinohej, e megjithatë Covid i mori jetën.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Lorenzo  ishte transferuar në Torino mëngjesin e së hënës nga spitali Mondovì (Cuneo) në gjendje të rëndë. I mituri nuk kishte ndonjë patologji të rëndë të mëparshme.

Fëmija jetonte në Nucetto, një fshat i vogël në Luginën Tanaro, së bashku me prindërit dhe dy vëllezërit e tij më të mëdhenj. Ai mbërriti në spitalin e Torinos me temperaturë të lartë, dhimbje të forta muskulore në gjymtyrët e poshtme dhe iu desh që të kalonte në dializë.

Megjithatë, përpjekjet e punonjësve shëndetësorë të Regina Margherita për ta shpëtuar, dolën të padobishme.

Fëmija vuante nga krizat epileptike, por derimë tani epilepsia nuk mund të konsiderohet si një faktor rëndues për infektimet nga Covid 19.

Nuk dihet ende nëse ishte i infektuar nga Delta apo Omicron.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL