Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrenxa në Bushat të Vaut të Dejës.
Dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes personit në mjetin e blinduar tip ‘Audi’ me targa gjermane dhe një mjeti tjetër.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 30 gëzhoja, jo vetëm të një arme. Në momentin që është qëlluar automjeti ka qenë i ndaluar dhe pas shkëmbimit të zjarrit, drejtuesi është larguar nga vendngjarja.
Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.