Wake Up – Arbër Sulstarova ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ish-banori u shpreh se i erdhi mirë që ishte në nominim me Monika Lubonjën. Ai shtoi se kur ka hyrë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka menduar se do të afrohet me Arjolën dhe Ilirin.
Ndërsa duke folur për katër finalistët e “Big Brother VIP”, Arbëri u shpreh se mendon se janë “Iliri, Donaldi, Beniada dhe Arjola”.
“Arjola me mos hapjen e kutisë së pandorës i dha pikë Einxhel, e jam në mes të tyre për të katërtin finalsit”, tha Sulstarova.
I pyetur se pse Einxhel e hapi kutinë e pandorës dhe surprizën e la ashtu siç ishte për Arjolën, tenisti i njohur u shpreh se “nuk mendon se e ka bërë për pikë”.
“Nuk mendoj se e bëri për pikë, në atë gjendje se ishte. E bëri nga ana emocionale. I dha shumë pikë dhe e bëri si gjest pozitiv”, tha Arbëri.