albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

4 sanksionet e rënda që do fundosin Rusinë

by Editor
February 24, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Tregu rus ra sot”/ Biden shpall 4 sanksionet ndaj Rusisë: Përjashtohet nga ekonomia globale, bllokohen 1.4 trilion dollarë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë në një deklaratë për mediat pas agresionit rus në Ukrainë ku janë vrarë 57 persona dhe kanë mbetur të plagosur dhjetëra të tjerë.

Biden shpalli 4 sanksionet ndaj Rusisë si një formë për ta dobësuar shtetin nga ana ekonomike dhe për të siguruar paqen në Ukrainë.

4 sanksionet përfshijnë:

-Do të kufizojmë aftësinë e Rusisë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund dhe jen për të qenë pjesë e ekonomisë globale.

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

-Do të ndalojmë aftësinë për të financuar dhe rritur ushtrinë ruse.

-Do të dëmtojmë aftësinë e tyre për të konkurruar në ekonominë e shekullit të 21-të të teknologjisë së lartë.

-SHBA sanksionon bankat ruse që së bashku mbajnë rreth 1 trilion dollarë aktive.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar po ashtu se Thesari i SHBA ka vendosur sanksione ndaj 24 individëve dhe ministrit të mbrojtjes së Bjellorusisë, pasi sipas tyre ata kanë mbështur pushtimin rus të Ukrainës.

Më herët edhe kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se do të shtrijë masat e tij edhe në Bjellorusi, një aleat i ngushtë i Rusisë.

I pyetur se a ka një dialog të mundshëm me Putin në këtë pikë, Biden u tregua ‘i prerë’ duke thënë se nuk do ketë më asnjë komunikim.

Ai theksoi se ka ndjekur me vëmendje të plotë çdo fjalim të presidentit rus Vladimir Putin dhe ka kuptuar se ai ka ambicie në contrast me botën dhe kërkon medoemos rikthimin e Bashkimit Sovjetik.

“Ai nuk e di me kë ka të bëjë, ne do dobësojmë vendin e tij dhe efekti i sanksioneve do shihet me kohën”-deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Lidhur me mbrojtjen e Ukrainës, Biden u shpreh se SHBA do të dërgojë trupat e saj në vendet europiane por kurrsesi nuk do vendosen në shtetin ukrainas.

Gazetarët i shtruan pyetjen se nëse sanksionet nuk e ndalojnë Putin, çfarë veprimi do ndërmerrte SHBA, Biden tha se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë dhe se bashkë me aleatët botërorë do arrijnë të shkatërrojnë ekonominë e Rusisë dhe të ndalojnë përleshjet luftarake.

Menjëherë pasi Biden mbylli konferencën e tij, 7000 trupa amerikanë janë urdhëruar të vendosen në 5 shtete të Europës.

SHBA dëboi po ashtu diplomatin nr. 2 në ambasadën ruse në Uashington, DC, si përgjigje ndaj Rusisë që dëboi diplomatin e rangut të dytë amerikan në Moskë në fillim të këtij viti.

Ende nuk dihet se si do agravojë situata në Ukrainë, ndërsa sipas raportit të OKB-së ditën e sotme kanë humbur jetën 57 persona, 169 të plagosur dhe rreth 100 mijë të larguar drejt Moldavisë dhë Rumanisë.

 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL