Autoritetet policore në Ekuador sekuestruan në orët e fundit në dy operacione pranë portit të Guayaquil, në Ekuador, 4.1 ton kokainë të destinuar për dy portet evropiane. Konkretisht, në ngarkesen e pare, e kamufluar mes ananasit të ngrirë, trafikantët e drogës tentuan të dërgonin 2500 kilogramë kokaine në portin e Antwerp-it, ndërsa në të dytën, mes bananeve tropikale, rrjetet e drogës planifikonin të dërgonin 1.6 tonë kokaine në Qipro dhe ne Detin Mesdhe.
Porti i Guayaquil vazhdon të jetë, një nga portet kryesore të kokainës qe ngarkon dergesa për në Evropë. Ai krahasohet në të njëjtin nivel me portet e mëdha kolumbiane dhe braziliane. Dërgesat ndërmjet mallrave legale, zakonisht fruta, si në këtë rast, janë sistemi më i zakonshëm i kesaj pune.
Në rastin e ananasit, trafikantët e drogës e paketonin kokainën me mbështjellës në nuanca shumë të ngjashme me ato të kutive që përmbanin frutat, ndërsa në rastin e bananeve drogën e vendosnin në çanta shpine ne tufa mes frutave, pa i kushtuar shumë vëmendje. Madje, trafikanet nuk kanë përdorur as mbështjellëset jeshile që përdorin zakonisht për të imituar ngjyrën e bananeve.