albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Balluku asnjë fjalë për kompaninë fantazëm që do të ndërtojë portin e Durrësit: Është një investim stategjik, lekët i ka Alabar

by Editor
February 10, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur sot në Kuvend, interpelanca mes deputetit të PD-së Ferdinand Xhaferraj dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku.

Xhaferraj pyeti në lidhje me burimet e financimit në portin e Durrësit, dhe raportimet në media se pas kompanisë që do të ndërtojë në Durrës është një kompani ofshore, dhe jo ajo e Muhamed Alabar, që pretendon qeveria.

Xhaferraj tha se ajo që fsheh qeveria është toka që do ti jepet kompanisë, pa asnjë lloj pagese apo interesi, bëhet fjalë për një shifër prej 1.6 miliardë dollarësh, duke iu referuar vlerës së tregut që ka kjo tokë.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

“Për aferrën korruptive të portit të Durrësit, sot s’do merem me tenderat korruptive që zhvilohen në zyrat e qeverisë, sot fokusi te porti i Durresit i vetmi aset ekonomik që i kishte mbetur qytetit.

Më 16 prill 2021 qeveria Rama vendosi ta nxjerrë portin e Durresit nga boshti perëndimor për ta kthyer në një komplek vilash luksoze.

Rama është shprehur për ndërtimin e një porti turistik nga “Emar Gropup” me vlerë 2 mld euro, punimet 8 muaj më pas nuk kanë nisur. Nga mediat jemi informuar që kompania Emar është përdorur si kamuflim i një kompanie offshore te regjistruar ne parajsa fiskale pronarët e vërtëte të së cilës mbeten anonim.

Cilat do jenë burimet e financimit te ketij investimi që akoma nuk ekziston asnjë projekt por vetem si ide?A jane procedurat e ndjekura ne perputhje me ligjin shqiptar dhe nderkombetar? Perse jane bere në mungesë transparence dhe me shepjtësi jo karakteristike te institucioneve tona, pervecse për afera korruptive?

Ne e dimë fabulën që kanë ngritur e do vjjë të ngrejë qeveria. Pse ky projekt nuk është vecse një aferë e madhe korruptive?”, tha Xhaferraj.

Ndërkohë nga ana e saj Balluku, foli kryesisht në terma propagande, ku sipas saj porti i Durrësit është një projekt strategjik, që do e shndërrojë këtë qytet në një nga më atraktivët në Mesdhe.

Sipas Ballukut, kompanisë që drejtohet nga Alabar, i është dhënë statusi i investitorit strategjik nga AIDA, dhe është firmosur nga vetë Edi Rama vijimi i marrëveshjeve zyrtare me kompaninë.

Sipas ministres në portin që do të ndërtohet në Porto Romano do të ndërtohen rreth 12 mijë banesa, hotele me 5 yje dhe njësi të tjera shërbimi.

“Pra kur investojnë këta investitorë në vendet fqinje, ne themi pse nuk kanë ardhur këtu, kur këta investitorë vijnë për projekte në Shqipëri, ne themi jo se janë të korruptuar. 

Më lejoni që tju them dhe diçka tjetër, me portin e Durrësit zotëri i nderuar, nuk e di pse duhet të mbetemi ne te plani juaj i 2009-tës, vendi ynë ndryshe nga 2009 kur vazhdonte në stanjacion, vendi ynë nga 2013 deri sot jeton në ditë, muaj dhe vite dinamike.

Nuk e di pse e merrni mundimin dhe i referoheni planit të 2019-tës, kur ka një plan të përgjithshëm kombëtar të vitit 2016, ku është projektuar Shqipëria e 2030.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL