albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ervin Salianji i kujtoi votën për Reformën në Drejtësi, Berisha i plas në sy videon e Bashës

by Editor
February 10, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar me deputetin Ervin Salianji sa i takon Reformës në Drejtësi.

Në  momentin kur Salianji tentoi që ta bënte bashkëfajtor për Reformën në Drejtësi, ku dhe vetë Berisha është shprehur pro duke votuar, ish-kryeministri ka dalë sërish në foltore për të replikuar me deputetin.

Berisha nxori një video të Lulzim Bashës, në kohën e çadrës së famshme, ku kreu i PD-së sulmonte hapur procesin e Reformës në Drejtësi, që sipas tij ishte në dorën e Edi Ramës.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

‘Komploti është zbuluar, Vetingu është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë, për llopgari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e BE-së, i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare’, shprehej asokohe Basha.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Sali Berisha: Kjo katastrofë do të paktën 20 vite për tu riparuar, marrëveshja e sotme… i dëgjoj kur flasin dhe mashtrojnë qytetarët, e dini ju zonjë se vetëm 24 % e shqiptarëve i besojnë sot Reformës në Drejtësi, pseudoreformën e George Soros dhe Edi Ramës. Ndërprisni më mirë diskutimet dhe kaloni direkt në votim.

Ervin Salianji: Po të kishim mundësi për ta ndërprerë procesin e votimit, edhe unë do të isha pro, nëse është dikush që përgjegjës për cdo centimetër që Rama kontrollon të reformës në drejtësi janë ata persona që e votuan Reformën, përfshirë edhe parafolësin. SHBA nuk duhet të ketë asnjë akses, as BE dhe as ambasada gjermane. Po me çfarë ta luftojmë ne Edi Ramën? Me mullinjtë e erës?

Sali Berisha: Dua ta sqaroj pak këtë zotërinë, po ne jemi për Vetingun, që ta dish ti, se ty të intereson gjysma e bravës, ka qenë marrëveshje që 7 ligjet do të kalonin me konsensus. PD sot është opozita e vërtetë shqiptare, jo ju që votoni, sot bëni sikur nuk jeni më.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL