albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

72 përgjigjet e Metës për Gjykatën Kushtetuese

by Editor
February 8, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me shkrim 72 pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese.

Përgjigjet e presidentit mund t’i gjeni këtu.

Gjykata Kushtetuese pritet të vërtetojë ose jo fajësinë e Presidentit Meta në shkeljen e dokumentit themeltar të shtetit, Kushtetutës brenda 30 ditëve.

RELATED STORIES

Stampime dhe materiale promocionale: Kompania “Ibrand” e Kelmend Hodaj, bashkëpunim me bizneset VIP në Shqipëri

December 7, 2024
Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Rikthimi i policisë së hashashit/ Si bandat po lobojnë që të zgjedhin Ardian Çipën Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

September 18, 2024

Në konkluzionet e raportit të Komisionit parlamentar Hetimor të ngritur më 8 maj 2021, thuhet se Meta ka shkelur të paktën 5 herë Kushtetutën me deklaratat dhe vendimet para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Ditën e djeshme, në një konferencë për media, Meta tha se Kuvendi ka bërë falsifikim dokumentesh në përpjekjen për të bindur Kushtetuesen në shkeljet e tij dhe paralajmëroi padi për falsifikim.

“Do të dorëzojmë padi pasi është një gjë shumë e rëndë dhe tepër kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë të dorëzojë, pa ia kërkuar askush një provë gjoja të re që është vetëm një falsifikim për të justifikuar dhunimin e procedurave në këtë proces farsë dhe tërësisht politik që synon kapjen e institucionit më legjitim të këtij shteti”, tha Meta.

Këshilltari ligjor i Presidentit pretendon se është falsifikuar dokumenti i rendit të ditës për shkarkimin e Metës.

Sipas tij, Kuvendi ka ndryshuar urdhrin e kryetarit Gramoz Ruçi duke vendosur datën 5 Maj të përcaktimit të rendit të ditës për të legjitimuar seancën e 7 majit.

“Në urdhrin 19 nuk është data 05.05 por 06.05.2021. Përse bëhet kjo?! A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljet ku përcaktohet se urdhri për rendin e ditës bëhet jo më vonë se 48 orë”, tha këshilltari ligjor i presidentit.

Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.

I pyetur nëse do ta lirojë zyrën në rast se Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkimin e tij, tha se Presidenti është mbrojtës i interesave më të larta shtetërore.

“Kjo ishte një pyetje e mrekullueshme. E jashtëzakonshme. Ky institucion ka qenë çdo ditë dhe çdo sekondë në shërbim të popullit të Shqipërisë. Presidenti ka një mbrojtje të veçantë nga Kushtetua e Republikës. Jo rastësisht. Ai është kreu i shtetit dhe garanti më i lartë i Kushtetutës”, tha Meta.

Presidenti shtoi se Kushtetuta e thotë shumë qartë se presidenti  shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL