Një ditë pasi politikani serb, Nikola Sanduloviç bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, është dhunuar nga policia serbe.
Raportohet se kryetari i partisë Republikane të Serbisë është rrahur brutalisht nga BIA serbe dhe një ndër agresorët dyshohet të jetë Milan Radoçiç, ish-nënkrytari i Listës Serbe që organizoi sulmin në Banjskë.
Ai shihet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa e bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin nervor Novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.
Pas dhunimit të Sanduloviç ka reguar edhe deputetja britanike, Alicia Kearns e cila u shpreh e shqetësuar për gjendjen e politikanit serb.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që politikani serb është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar edhe një herë, dy vjet më parë – me sa duket është mjeti i preferuar i likuidimit në Lindje, Novichok ndërsa i mbijetoi dy atentateve me eksploziv.