PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën. Lajmin Osmani e ka bërë me dije në platformën X, shoqëruar me disa fotografi gjatë takimit që ka pasur me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhamed Bin Zayed.
Osmani sqaron se marrëveshja është arritur gjatë një takimi që ka pasur me homologun e saj arab gjatë muajit të kaluar.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në platformën X.