Avokatët Gregory Kehoe, Joe Reeder, “Greenberg Legal Associates” dhe anëtarët e tjerë të kësaj kompanie kanë kërkuar t’iu mundësohet tërheqja nga mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për arsye të mospagesës.
“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Associates Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”,thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Deri sa të caktohen avokatët e tjerë, avokatët janë shprehur se deri në një periudhë 45 ditore do vazhdojnë punën e tyre.
Pagesat për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë është e detyruar ta bëjë Ministria e Drejtësisë në Kosovë.
Thaçi po mbahet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit 2020. Ai dha dorëheqjen nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe u transferua në Hagë për t’u përballur më akuzat e Gjykatës Speciale.