albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kosova, “kokë turku” në OKB, Serbia dhe Rusia kërcënojnë me luftë

by Editor
February 9, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Kosova, “kokë turku” në OKB, Serbia dhe Rusia kërcënojnë me luftë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme, u diskutua për situatën në Kosovë. Vuçiç tha se vendimi për dinarin është sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë. Presidenti serb shtoi se situata në Kosovë po bëhet e vështirë për serbët, pas vendimit të BQK-së për ndalimin e dinarit serb.

“Me vendimin për ndalimin e dinarit, Kosova po krijon kushte të padurueshme të jetës për serbët në Kosovë”, tha Vuçiç, duke akuzuar Prishtinën se po kryen “sulme të përhapura sistematike” ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Me vendimin për të ndaluar transaksionet për dinarin, regjimi në Prishtinë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndalon çdo operacion në të gjitha institucionet shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore, që u mundësojnë serbëve që të kenë gjërat bazë”, theksoi Vuçiç. Presidenti serb tha se ka kërkuar kthimin e ushtrisë serbe, por nuk e ka lejuar KFOR-i.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e nisi fjalën e tij para OKB-së duke i cilësuar si “të rreme” pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë. Ai tha se këto akuza po bëhen nga një shtet që ka qeverisje autoritare.

“Ideja që Kosova po kryen fushatë të spastrimit etnik apo përndjekje është gënjeshtër”, tha Kurti.

Pas fjalës së Kurtit, do të ishte radha e përfaqësuesit të Rusisë që do të merrte fjalën. Në gjithë retorikën e tij, në një fjalim si të ishte shkruar në zyrën e Vuçiçit, Kosova akuzohej se po kërcënon jetesën e serbëve dhe po përpiqet me çdo kusht, sipas Rusisë, që të shqiptarizojë kulturën ortodokse në veri, ndaj duhet ndaluar patjetër. Sipas përfaqësuesit të Rusisë, Kosova kërkon të bashkohet me Shqipërinë, ndaj edhe po armatoset.

Notat e forta të Federatës Ruse të bënin të kuptoje se pse ndërkombëtarët kanë dënuar vetëm Kosovën deri tani, pasi fjalimi i rusit mbante aromë lufte, ndaj edhe gjeopolitika e momentit e detyron Amerikën dhe BE-në që të jenë ato që përkëdhelin Serbinë, që ka nga pas Rusinë, që foli kaq hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Dhe Perëndimi nuk do një front të ri, duke pata parasysh edhe luftën në Ukrainë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL