albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sara tha se jemi fejuar, familja e Endrikut i përgënjeshtron deklaratën

by Editor
February 10, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Sara tha se jemi fejuar, familja e Endrikut i përgënjeshtron deklaratën
Share on FacebookShare on Twitter

Familjarët e Endrik Bebës, të cilët menaxhojnë tashmë rrjetet e tij sociale, përmes një postimi kanë reaguar lidhur me një deklaratë të bërë nga Sara në një bisedë me Albi Nakon, ku pretendon se ka qenë e fejuar me këngëtarin.

“Kam qenë e fejuar, ai është zhgënjimi im i parë si femër. 19 vjeçe kam qenë”, tha ajo.

“Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Ehuu. Por jam ndarë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi i thashë dje hajde flasim. E dija që nuk do vije i thashë për shkak të situatës së Bardhit, po të marr unë thashë të çlirojmë atë tensionin”, tha ajo.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ata kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, ndërsa kërkojnë nga produksioni t’i japë mundësi Endrik Bebës ta sqarojë edhe ai vetë publikisht këtë deklaratë të pavërtetë të bërë nga banorja.

“Miq të dashur! Ndjejmë detyrim të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vjet më parë. Endriku siç pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë, nga e cila ka një djalë; siç pranoi lidhjen e re, nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund ta kishte pranuar edhe fejesën, nëse do ekzistonte, por NUK ka ekzistuar. Urojmë ta ketë mundësinë ta sqarojë edhe vetë. Faleminderit!”, – shkruhet në postimin në “InstaStory”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL