Është arrestuar disa orë pas krimit, autori i vrasjes së Arben Kocilja.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Durrës.
Koçilja është zënë fillimisht me 40-vjeçarin Halil Koka dhe më pas e ka goditur me thikë. Ky i fundit ka ndërruar jetë, teksa po transportohej për në spitalin e Durrësit.
Gazetari Leonidha Musai ka raportuar më herët se ata janë fqinjë me njëri-tjetrin. Mirëpo, shkaqet e sherrit nuk dihet ende.