albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Bashkëshortja ime është kërcënuar”/ Endriku flet pas daljes nga BBV

by Editor
February 18, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Bashkëshortja ime është kërcënuar”/ Endriku flet pas daljes nga BBV
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtari Endrik Beba, i cili një natë më parë la përfundimisht garën e “Big Brother VIP”, ka rrëfyer se gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, bashkëshortja e tij është kërcënuar.

I ftuar sot në studion e “BBV Fan Club”, duke folur për deklaratën e ish-bashkëshortes për të birin, ai tregoi se gruaja e ti Klea ka marrë ofendime dhe kërcënime, dhe e njëjta gjë mund të këtë ndodhur dhe me ish-gruan e tij, me të cilën ka një fëmijë. Ai u shpreh se në shtëpi shihej nga banorët jo si Endriku por si ish-i i Sarës.

“Jam kufizuar si ishi i Sarës, jam përpjekur të tregoj se është një gjë e mbyllur, nuk kemi qenë të fejuar në asnjë moment. Fëmija është edhe i saj. Unë e respektoj si nënë, si njeri, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë. Ka ardhur nga gjëra që mund t’i kenë ardhur, kur kam folur me Klean kam parë që ka marrë shumë kërcënime, madje deri në fëmijën që ka në bark, ofendime, e njëjta gjë mund të ketë ndodhur me të, më vjen mirë që e do fëmijën kaq shumë.”, tha ai.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Deklarata e ish-gruas së Endikut

Kujtojmë se ish-bashkëshortja e Endrik Bebës ka reaguar në rrjete sociale para daljes së tij nga shtëpia, ku u shpreh se Endriku fëmijën e ka me të, jo me partneren aktuale.

Sipas saj Endriku nuk flet për të sepse ka frikë se del e vërteta e ndarjes së tyre. Gjithashtu ka kërkuar që djali i saj të mos përmendet më, teksa thotë se fjalët e Endrikut për të birin janë mashtrime dhe viktimizime që kalojë çdo limit.

“Një mesazh për portalet që përmendin djalin tim! Pikë së pari Liami është fëmija im dhe jo i “Nuses” së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmendet më afër tyre! Fakti që ai nuk do të më përmendi mua, gjoja për të mirën e djalit, është sepse ka frikë të dali e vërteta e ndarjes tonë (dhe pse e përmendi një nga banorët aty) djali tashmë është me mua në Greqi dhe pavarësisht veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurrë keq per atë, sepse djali e do shumë, dhe nuk dua tja heq këtë dashuri që ai ka, as ta kthej kundra, por këto manipulime dhe viktimizime kalojnë cdo limit! Lëreni djalin tim jashtë botës së mediave se nuk i duhet fama! Ka gjithë dashurinë, përkushtimin dhe vëmëndjen që i duhet nga unë!”, shkruan ajo.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL