albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mbërrijnë traktorët e parë në rrugët e Athinës, priten protesta masive kundër qeverisë

by Editor
February 20, 2024
Reading Time: 1 min read
0
Mbërrijnë traktorët e parë në rrugët e Athinës, priten protesta masive kundër qeverisë
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra fermerë nga e gjithë Greqia janë nisur me traktorët e tyre drejt sheshit të parlamentit në Athinë, ku do të protestojnë  kundër politikave të qeverisë, në një protestë masive që pritet të shkaktojë bllokimin e shumë rrugëve të kryeqytetit grek.

Traktoristët e parë kanë mbërritur në sheshin e Parlamentit në Athinë. Pritet të mbërrijnë rreth 180 traktorë dhe 40 autobusë me fermerë. Shumë rrugë kryesore do të bllokohen gjithashtu.

Policia ka njoftuar qytetarët të marrin masa dhe të mos shkojnë në sheshin kryesor, pasi priten protesta masive gjatë orëve të ardhshëm. Protesta do të zgjasë deri nesër gjatë orëve të paradites.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Fermerët janë nisur nga gjithë zonat e Greqisë pasi siç kanë deklaruar qeveria dhe kryeministri Mitsotakis nuk kanë dhënë zgjidhje për kërkesat e tyre. Me ta do të bashkohen edhe sindikata, studentë, organizata rinore të partive opozitare dhe pensionistët, të cilët kanë deklaruar solidaritetin e tyre ndaj kërkesave të fermerëve.

Autokolonat e traktorëve që vlerësohet se do të jenë më shumë se 200. Në protestë pritet të marrin pjesë mbi 3000 fermerë. Nga ana e saj qeveria greke megjithëse deklaron se ndodhet pranë problemeve të tyre deklaron se kushtet ekonomike nuk e lejojnë që të plotësojë kërkesat e tyre.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL