albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trupi i pajetë i Alexey Navalny i dorëzohet familjes

by Editor
February 25, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Trupi i pajetë i Alexey Navalny i dorëzohet familjes
Share on FacebookShare on Twitter

RUSI- Trupi i pajetë i opozitarit dhe kundërshtarit të përbetuar të Vladimir Putin, Alexey Navalny i është dorëzuar nënës së tij, tha të shtunën zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh.

“Trupi i Alexeit iu dha nënës së tij. Faleminderit shumë të gjithëve që e kërkuan këtë me ne”, ka shkruar ajo në platformën X.

Më tej ajo shtoi se nuk e di nëse autoritetet ruse do të lejojnë mbajtjen e varrimit të tij “në mënyrën se si familja dëshiron dhe në mënyrën se si Alexey e meriton”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Lyudmila Ivanovna është ende në Salekhard. Varrimi është ende në pritje. Nuk e dimë nëse autoritetet do të ndërhyjnë për ta realizuar atë siç dëshiron familja dhe siç e meriton Alexey. Ne do t’ju informojmë sapo të ketë diçka”, shkroi zëdhënësja.

Kundërshtari politik më i njohur i Vladimir Putinit vdiq në burg më 16 shkurt, dhe nëna e tij Lyudimila Navalnaya, ka kërkuar prej ditësh nga autoritetet ruse që t’ia dorëzojnë trupin e djalit, raportoi SkyNews.

Navalnaya kishte dhënë ultimatum një ditë më parë, me autoritetet ruse që kishin thënë se djali i saj do të varrosej në koloninë penale ku ai vdiq nëse ajo nuk pranonte brenda tri orësh ta varroste pa ceremoni publike. Familja e Navalnyt dhe mbështetësit e tij e kanë akuzuar presidentin rus për vrasjen e tij – një akuzë të cilën Kremlini e ka mohuar.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL