albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Më martove që 16 vjeçe e më le mes 4 rrugëve”, babai: Të kam ndarë sipas kanunit

by Editor
February 25, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Më martove që 16 vjeçe e më le mes 4 rrugëve”, babai: Të kam ndarë sipas kanunit
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori e dhimbshme është trajtuar sot në Shihemi në gjyq.

Erjona vetëm 19 vjeçe ka sjellë babain e saj, Maliqin pasi sipas shpjegimit të saj, i ati e ka martuar që 16 vjeçe dhe sot ajo është ndarë.

I ati nuk e pranon më në shtëpi sepse thotë se njeh vetëm kanunin e Lekë Dukagjinit, një deklaratë që lë gojëhapur publikun e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Erjona: Kam qenë e martuar që 16 vjeçe, kam ndenjur 3 vjet me burrë dhe pas asaj unë jam ndarë se më torturonte shumë.

Maliq: Po unë çfarë halli kam unë që më ke thirrur? Unë jam babi.

Erjona: Unë të kam thirrur se ti më ke ndarë.

Maliq: Të ka ndarë babi se të kam bërë tamam.

Erjona: Po pse më ke ndarë? Unë burrë nuk kam, djalë s’kam. Unë s’kam ku të dal, ti më ke lënë mes katër rrugëve.

Maliq: Sipas kanunit tim që kam, unë të kam ndarë ty. Ti je në punën tënde e unë në punën time. Nuk të kam veç ty.

Erjona: Më ke lënë në katër rrugët e dynjasë.

Maliq: Po kam edhe 9 kalamaj të tjerë moj bijë. Jam 60 e ca vjeç, unë s’jam në punë, s’kam pension.

Erjona: Mua s’më ke kalama ti?

Maliq: Të kam kalama po unë ju kam dhënë të drejtën secilit te burri i vet, te fëmija i vet.

Erjona: Po burri pra, më ka ndarë ai. Burri më ka ndarë, ku do rri unë?

Eni Çobani: Zoti Maliq, në ç’moshë e ke martuar këtë vajzën pa lëri këto sa fëmijë ke ti?

Maliq: Sipas  kanunit të Lekë Dukagjinit, vajzën e kam martuar 16 vjeçe.

Eni Çobani i tregon Maliqit certifikatën e gjendjes civile të vajzës së tij ku ajo figuron vetëm me djalin dhe pa një bashkëshort.

Maliqi nuk pranon që Erjona të kthehet në shtëpi dhe vajza ka mbetur në rrugë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL