albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Konferenca e Mynihut/ Borrell flet për takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiç: Bisedimet ishin të pasuksesshme!

by Editor
February 26, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Konferenca e Mynihut/ Borrell flet për takimet e ndara me Kurtin dhe Vuçiç: Bisedimet ishin të pasuksesshme!
Share on FacebookShare on Twitter

BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka publikuar një detaje nga zhvillimi i Konferencës së Sigurisë së Munihut.

Borrell tregon se ka zhvilluar takime të ndara me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për uljen e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por sipas shkrimit në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme, ai ka theksuar ai bisedimet fatkeqësisht kanë qenë të pasuksesshme.

Në shkrim Borrell tregon se ka pasur një numër të madh takimesh dypalëshe me partnerë të BE-së nga e gjithë bota. Ai shprehet se atmosfera në konferencën e sivjetme në Mynih ishte e veçantë sepse sipas tij, të gjithë u ndërgjegjësuan se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftëra në afërsi dhe shumë konflikte të mundshme në mbarë botën.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Këtë vit, atmosfera në Mynih ishte e një graviteti të veçantë. Me dy luftëra në pragun e saj dhe me shumë fuçi të tjera baruti në të gjithë botën, më në fund të gjithë ishin të vetëdijshëm se Evropa është në rrezik, siç e thashë dy vjet më parë kur prezantoja Busullën Strategjike.”, shprehet Borrell. 

Gjithashtu zyrtari i lartë i BE-së thotë se ditën e parë të Konferencës e nisën me lajmin për vdekjen e Alexei Navalny në burgun rus në Siberi. Ai shton gjithashtu se kishte kishte takuar gruan e tij dhe e kishte ftuar të merrte pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të hënën e kaluar, ku u bënë homazhe për Alexei Navalny dhe ajo i kishte informuar për situatën politike në Rusi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL