albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

5 detajet që tregojnë krizën e dhe pritmshmëritë e mëdha të Big Brother Vip 3

by Editor
March 2, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
5 detajet që tregojnë krizën e dhe pritmshmëritë e mëdha të Big Brother Vip 3
Share on FacebookShare on Twitter

“Big Brother Vip 3”, po bën gati 1 muaj e gjysmë prej fillimit të tij në janar.

Ndoshta pritej më shumë, por në të vërtetë duket qartë se objektivat e TV, për këtë “show” ishin më të larta.

Kujtojmë që vitin e kaluar Big Brother Vip 2 bëri jehonë të madhe, duke u ndikuar pothuajse mbi 95% nga i ashtuquajturi “Fenomeni Luiz”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

E ndoshta ai e rriti kaq shumë nivelin e kësaj loje, saqë teleshikuesit sot presin me shumë skema të lojës.

Eleminimi i Olsi Bylykut

Disa detaje tregojnë dhe marrëveshjet me disa personazhe, të paktën në rrjet kështu u aludua për eleminimin e papritur të aktorit dhe këngëtarit Olsi Bylyku. Shumë fansa reaguan menjëherë duke e quajtur eleminimin e padrejtë. Ndërsa produksioni e arsyetoi daljen, me qetësinë më të cilën Olsi e nisi garën, duke mos përmbushur pritshmëritë.

Kutitë e pandorës

Deri më tani janë hapur dy kuti pandore, ku prej tyre kanë dalë Graciano dhe Albi Nako. 
Kutitë e pandorës janë një variant që mund të çojë në krijimin e shumë situatave, siç ishte ajo e zgjedhjes se Gracianos, që për shkak të debateve me Romeon, dërgoi në televotim; Romeon, Heidin dhe Lisin. Shtëpinë e la ky i fundit që ishtë më i afërti i Romeos. Ndërsa në rastin e Sarës, ajo zgjodhi të çojë në nominim të gjithë djemtë e shtëpisë, ku përfshihej dhe Bardhi me të cilin ka krijuar një raport. 
Kujtojmë po ashtu që në shtëpi hyri dhe ish i dashuri i Sarës, Endrik Beba por kjo nuk krijoi asnjë situatë, pasi të dy e quajtën këtë diçka të së kaluarës, madje diskutimet e pakta u shoqëruan me respektin reciprok të të dy palëve.

Krijimi i çifteve

Klipet e shumta me momentet e afrimiteteve në shtëpi, tregojnë së në këtë rast shikueshmëria rritet, pasi publiku i do historitë rozë. Deri më tani janë krijuar 3 çifte, Heidi dhe Romeo, Ilnisa dhe Meritoni dhe Sara me Bardhin. Po ashtu personazhet që janë çift, perceptohen si më jetëgjatë në shtëpi, sepse publiku ka më shumë interes.
Pothuajse në çdo “prime” diskutohet rreth situatave të çifteve.

Retorika e opinionistëve

Shpesh banorët që nuk angazhohen shumë në debate apo nuk krijojnë ose
përfshihen në situata kritikohen nga ata. Kjo ndodhi dhe me Olsin, Albin e banorë të tjerë. Madje kur Albi Nako krijoi një konflikt aty për aty me Romeon, Arbër Hajdari i tha; “Mirëserdhe në lojë..”…
Po ashtu shpesh shihet dhe një inkurajim për ata banorë që bëjnë lojë të fortë.

Futja e shumë banorëve

Deri më tani pas atyre banorëve që u futën në puntatën e parë, pas asaj kanë hyrë këta banorë Albi, Shpëtim Duro, Dea Vieri, Arta Kabashi, Fation Kuqari, Bardhi
Erjola Doçi, Graciano, Olsi Bylyku, Françeska, Endriku dhe së fundmi u bashkuan dhe tre banorë Sara Karaj, Julia Ilirjani dhe Silvi Topalli. Po ashtu u tha se këtë të shtunë do të ketë hyrje të reja.

E nga 13 hyrjet deri më tani janë eleminuar 7 banorë/

Ndërkohë që ndër banorët e konsoliduar në lojë duken Jul Deda, Romeo Veshaj, Egla Ceno, Ilnisa dhe Sara Gjordeni. 
Për sa i përket kohëzgjatjes, ende nuk e dimë, por deri atëherë publiku do të jetë gjithmonë i gatshëm ta ndjekë këtë spektakël kaq popullor dhe të shikuar në Shqipëri.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL