albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë, mbollën kanabis në shtëpi sepse…

by Editor
March 4, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë, mbollën kanabis në shtëpi sepse…
Share on FacebookShare on Twitter

Agjentët spanjollë të Gardës Civile kanë arrestuar dy shqiptarë pasi mbollën një plantacion marijuane brenda një shtëpie në Alicante të Mallades në Tarbena. Më pas autoriteti gjyqësor vendosi lirimin e tyre me tërheqjen e pasaportës dhe detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë. Siç raportojnë mediat spanjolle hetimet ndaj tyre kanë filluar dhjetorin e kaluar, kur Benemerita mori informacione në lidhje me ekzistencën e mundshme të një plantacioni marijuane në një shtëpi.

Më pas agjentët filluan operacionin “Magenta” e cila përfundoi me ç’montimin e plantacionit brenda në shtëpi dhe arrestimin e dy shqiptarëve. Agjentët vunë re se shëtpia ishte e pajisur me masa të përparuara sigurie, si kamera survejimi, sisteme alarmi, sensorë lëvizjeje, qen roje të klasifikuar si “potencialisht të rrezikshëm” dhe sistemepikash aksesi të automjeteve mbikqyrëse. Në një fazë të mëvonshme, hetuesi nisën përpjekjet për identifikimin e banorëve në këtë shtëpi, për të cilat u kryen vëzhgime të shumta.

Si pasojë, ata kanë identifikuar dy 48-vjeçarë me kombësi shqiptare. Të dyshuarit nuk rezultonin të punësuar diku dhe shfaqnin të pazakontë duke qëndruar për periudha të gjata brenda shtëpisë. Pasi u konfirmua ekzistenca e plantacionit të marijuanës, më 9 shkurt agjentët e Callosa de Ensarria Post kryen një kontroll në shtëpi. Gjatë aksionit u zbuluan 3 dhoma që mundësonin prodhimin e marijuanës përmes kultivimit hidroponik. U sekuestruan 1600 bimë marijuanë, së bashku me 3.8 kilogramë të së njëjtës substancë të paketuar në vakuum, si dhe efekte të shumta që lidhen me kultivimin, pajisje celularë dhe dokumentacion me interes për hetimin.

RELATED STORIES

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

EMRI/ Rexhë Byberi në arrest shtëpie, caktohet kryetarja e komanduar e bashkisë së Tropojës

September 17, 2024
Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

Skema e diplomave false nga universiteti “Wisdom”, kush është zyrtarja e Arsimit që u korruptua me një çantë “Louis vuitton” 1200 euro

September 17, 2024

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL