Ditën e djeshme janë raportuar raste të shumta të zhdukjeve në Kosovë, ku mediat vendase bëjnë me dije se 6 gra të situatave të ndryshme janë raportuar si të zhdukura.
Në Gjilan një burrë ka njoftuar se gruaja me të cilën bashkëjeton dhe që kanë tre fëmijë është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan 16.03.2024-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare, me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në Dragash gjithashtu një person ka njoftuar në polici se nëna e tij është zhdukur. Ndërsa në fshatin Perqevë të Klinë një burrë ka njoftuar policinë se i është zhdukur gruaja me dy vajzat e saj. Sipas tij ato kanë shkuar në Tiranë tek familja e gruas dhe se ka humbur çdo kontakt me to.
Në qytetin e Pejës gjithashtu një shtetase e Serbisë ka njoftuar se vajza e saj poashtu shtetase e Serbisë është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.