albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Blinken: Shpresoj në arritjen e një armëpushimi në Gaza

by Editor
March 19, 2024
Reading Time: 1 min read
0
Blinken: Shpresoj në arritjen e një armëpushimi në Gaza
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se vizita që do të zhvillojë në Lindjen e Mesme ka disa qëllime, përfshirë arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe lirimin e pengjeve. Kjo vizitë, sipas tij, do të jetë “për të diskutuar arkitekturën e duhur për një paqe të qëndrueshme rajonale”.

Blinken do të qëndrojë gjatë kësaj jave në Lindjen e Mesme, tha më herët gjatë së martës Departamenti amerikan i Shtetit. Kryediplomati amerikan do të qëndrojë në Arabinë Saudite dhe Egjipt, ku do të takohet me udhëheqës të lartë të të dyja shteteve. Më shumë ndihmë humanitare në Gazë, por edhe diskutimet për planifikimet se çfarë do të ndodhë në enklavën palestineze pasi lufta të përfundojë do të jenë në agjendën e bisedimeve mes Blinkenit dhe zyrtarëve sauditë dhe egjiptianë.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me ofensivë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi, si pasojë e luftës janë vrarë mbi 31.000 persona, shumica gra dhe fëmijë./ REL

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL