albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Të lumtë pushka”, Einxhel i del në mbrojtje Eglës: Për çfarë i duhet të gënjejë një gruaje?! “Koleget” tona…

by Editor
March 20, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
“Të lumtë pushka”, Einxhel i del në mbrojtje Eglës: Për çfarë i duhet të gënjejë një gruaje?! “Koleget” tona…
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e Egla Cenos se është ngacmuar seksualisht nga Saimir Kodra, gjatë një interviste për punë disa vite më parë, ka nxitur një sërë reagimesh në rrjetet sociale, ndërsa përballja mes aktores dhe gazetarit, duket se do të zhvendoset në dyert e gjykatës. Megjithatë deklarata e Eglës, por edhe Julias edhe Rozës, përbëjnë precedentin e parë në hapësirën e mediave në Shqipëri ku flitet në lidhje me ngacmimet që bëhen në punë, ndërsa më herët lëvizja #metoo është përhapur në vendet më të zhvilluara. Një prej figurave televizive që ka dalë në krahun e Eglës pas rrëfimit të saj, ka qenë moderatorja Einxhel Shkira, e cila ka dhe një mesazh për të gjitha koleget që zgjedhin të heshtin, apo ca më keq, që thonë se gratë dhe vajzat që janë ngacmuar e ‘kanë kërkuar vetë’.

Postimi i Shkirës:

Nuk kam qen dakort me 99% te gjerave qe

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Egla thot e ben,por sot i them: “Te lumte pushka”!! Kjo qe tha do guxim dhe me sa duket ky guxim si mungon asaj as para gjithe botes!!

Ky eshte realiteti jon i hidhur, qe na ben te heshtim nga shume frikera te ndryshme, por mbi te gjitha nga provat qe i kerkohen “viktimes”!! Prova te cilat gjithmone mungojne se askush nuk niset me iden se do ngacmohet ne takim pune dhe do ket nevoje ta faktoje ate…E me kete justifikim gjithmone drejtohet gishti si fajtore nga ajo qe ka patur “guximin e budallait” te nxjerr ne siperfaqe traumen e historise se saj! Ndoshta e vertet, ndoshta genjeshter… Ne sdo e dim kurre cfare ka ndodhur, por cuditerisht gjithmon grat po genjekan! Per te fituar cfare?????? Akoma nuk e dim ca interesi ka nje grua te genjej qe eshte ngacmuar, kur jo vetem nuk fiton gje prej kesaj por as nuk besohet, perkundrazi, quhet imorale, mashtruse ose “me siguri e ka kerkuar vet”! Kush dreqin gjen guximin te thote “genjeshtren” e saj per tmos marr asgje ne kembim?!?!?!

Dhe per “koleget” tona qe mezi presin te bejm dicka te gabuar dhe jane te parat qe reagojne,qe te gjykojne nj-tj e te bejn moral neper rrjete sociale apo emisione, duke kritikuar si sillemi, si vishemi,si dukemi,sa edukat apo talent kemi etj etj… Me vjen keq qe ne situata te tilla, qe e din shume mire qe ky eshte nje realitet i te gjithave ne,eshte nje traume e seciles prej nesh,eshte nje e vertet e madhe qe duhet ta ndjejm ne lekure sa here njera prej nesh ngre ze te tregoj… Ju cuditerisht heshtni dhe beni sikur sju ka ndodhur kurre, por vetem “imoraleve” qe ndoshta “e kane kerkuar vet” i ndodhin keto gjera!! E shpifur sesi ne gabim gjendeni gjithmon aty te cepi gati te thoni dicka por ne nevoje ju jeni te zena duke pa punet tuaja!! Politikisht korrekte si gjithmone, bravo. 

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL