albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Megi Pojani tregon rastin kur është ngacmuar seksualisht nga pronari i një televizioni: Ishte takimi më i çuditshëm në jetë. Kulmi ishte kur…

by Editor
March 23, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Megi Pojani tregon rastin kur është ngacmuar seksualisht nga pronari i një televizioni: Ishte takimi më i çuditshëm në jetë. Kulmi ishte kur…
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Moderatorja Megi Pojani ka ndarë me publikun një rast ku ajo është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga një pronar televizioni. Në podkastin “MeKast” të cilin e bashkëmoderon me motrat e saj, ajo është treguar e hapur në lidhje me eksperiencat e saj me meshkujt në ambientet e punës.

Megi vuri në dukje faktin se i pëlqen të punojë më shumë me gjininë e kundërt sesa me gratë dhe vajzat, pasi ata japin më shumë energji pozitive dhe dinë të kontrollojnë stresin në punë. Megi tregon se shpesh meshkujt që e rrethonin në punë i kanë bërë komplimente por ajo nuk i ka marrë si ngacmime përveç një rasti të cilin e ndan nga të tjerët.

“Më shkruan në Instagram pronari i një televizioni dhe ai është emër shumë i njohur. Më tha se stafi vdes për ty dhe intervista i pëlqeu shumë dhe se donte të më takonte.” tha Megi.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Me ftesat e shumta për darkë Megi shprehet se vendosi ta takojë për drekë në një restorant dhe ajo që e kishte habitur ishte fakti se personi në fjalë i kishte kërkuar një takim në një restorant pa shumë njerëz. Sipas saj takimi nisi çuditshëm me pronarin e televizionit që i tregonte rreth parave të tij dhe pasurisë që posedonte.

“Ishte takimi më i çuditshëm në jetë. Kulmi ishte kur më pyeti në mënyrë të pakontrollueshme për motrat duke më ofruar mundësi pune për to. Ai po bënte premtime të jashtëzakonshme dhe ishte ofertë tunduese. Ne po hanim drekë dhe ai thonte: a do hamë darkë sot? Ishte shumë tendencioz dhe i pështirë me mimikat që bënte.” shtoi ajo.

Pojani gjithashtu tregoi se menjëherë pas darkës personi në fjalë i dërgoi një mesazh të gjatë ku i shprehte se sa mirë kishin kaluar së bashku, por ajo vendosi të mos i kthejë përgjigje sepse tashmë e kishte kuptuar qëllimin e tij.

“Më shkruajti sërish dhe më tha: sa inat që po më vjen, sa do doja të ishim bashkë për darkë, mjafton vetëm të më thuash dhe unë vij” përfundon Megi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL