albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lufta e ashpër kundër bandave, presidenti i El Salvadorit angazhon 6000 ushtarë dhe policë në terren

by Editor
March 26, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
Lufta e ashpër kundër bandave, presidenti i El Salvadorit angazhon 6000 ushtarë dhe policë në terren
Share on FacebookShare on Twitter

EL SALVADOR– Presidenti i El Salvadorit, Naguib Bukele, ka urdhëruar vendosjen e gjithsej 6000 forcave ushtarake dhe policore për të rrethuar anëtarët e bandave që mbeten aktivë në veri të vendit, pas vrasjes së dy personave.

“Tani për tani, 5,000 ushtarë dhe 1,000 policë kanë rrethuar rrethet e San Jose Cancasque, San Antonio Los Ranchos, Potonico dhe San Isidro Labrador, për të çmontuar plotësisht këtë bandë,” tha zoti Bukele përmes një postimi në “X”.

Dy vrasje u kryen së fundi në zonë, rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit San Salvador, ku dy autorët e arrestuar ishin anëtarë të bandës Barrio 18 Sureños, tha presidenti i El Salvadorit, i cili gëzon një popullaritet të madh falë luftës që i shpalli Marasit dhe u rizgjodh në shkurt, duke sfiduar Kushtetutën.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1772433271260950966&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fdosja.al%2Fbota%2Flufta-e-ashper-kunder-bandave-presidenti-i-el-salvadorit-angazhon-6000-usht-i361188&sessionId=61a74013f68ac2ff86c29b91c6168c1c0ba1799d&theme=light&widgetsVersion=2615f7e52b7e0%3A1702314776716&width=550px

“Ne nuk do të ndalemi përpara se të eliminojmë ato pak mbetje të bandave,” paralajmëroi ai, duke e shoqëruar postimin me një video që tregon një dislokim masiv ushtarak dhe policor dhe dy të dyshuar të arrestuar të gjunjëzuar me të brendshme dhe të prangosur.

“Ne do të pastrojmë plotësisht zonën, do të çrrënjosim gjurmët e fundit të bandave,” vuri në dukje Sekretari i Mbrojtjes Rene Francis Merino Monroe përmes X.

El Salvadori jeton dy vitet e fundit nën një regjim të veçantë, gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga kreu i shtetit. Gjatë kësaj periudhe, rreth 76,000 persona u arrestuan pa urdhër. Mbi 7000 prej tyre u liruan pasi u gjetën të pafajshëm. Bandat salvadorane, të lindura në rrugët e Los Anxhelosit, SHBA, fajësohen nga qeveria për rreth 120,000 vrasje në gati tre dekada, një numër më i rëndë se ai i konfliktit civil dymbëdhjetëvjeçar (1980-1992), i cili sipas shifrave zyrtare la pas 75.000 të vdekur.

Pas përfundimit të konfliktit civil, qytetarët salvadoranë gradualisht e gjetën veten duke jetuar në terrorin e bandave të tilla si MS-13 dhe rivali Barrio 18 me dy fraksionet e tij, Sureños dhe Revolucionarios, të cilët së bashku numërojnë rreth 100,000 anëtarë. Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar gjendjen e jashtëzakonshme të vendosur nga zoti Bukele, duke pretenduar “arrestime arbitrare”, “tortura” dhe “vdekje” në burgje.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL