albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lufta/ Rusia sulmon me raketa sektorin ukrainas të energjisë

by Editor
March 29, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Lufta/ Rusia sulmon me raketa sektorin ukrainas të energjisë
Share on FacebookShare on Twitter

UKRAINA- Ndërtesat e energjisë së Ukrainës u sulmuan gjatë natës nga Rusia me raketa dhe dronë. Këto sulme shkaktuan dëme në hidrocentralet dhe termocentralet, tha operatori i energjisë ukrainase, Ukrenergo më 29 mars. Këto sulme ruse, që janë më të mëdhatë që nga e premtja e kaluar, veçse kanë shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat e gjenerimit dhe transmisionit të Ukrainës, duke detyruar Kievin që të ndalë eksportet e energjisë dhe të varet nga importet.

“Gjatë natës, rusët sërish sulmuan ndërtesat energjetike përmes një sulmi masiv dhe të kombinuar”, tha Ukrenergo përmes një postimi në Telegram.

“Ka dëme në ndërtesat energjetike në rajonet qendrore dhe perëndimore”, u tha në njoftim.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Ukrenergo theksoi se në rajonin juglindor të Dnipropetrovskit autoritetet janë detyruar që të ndalin furnizimin me energji elektrike. Ndërkaq, kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, DTEK, njoftoi se Rusia ka sulmuar tri termocentrale në pronësi të kompanisë. Kjo kompani tha se dëmet në pajisje janë të mëdha, por pas përfundimit të sulmit, inxhinierët elektrikë menjëherë kanë nisur punën për të riparuar dëmet.

Ndërkaq, televizioni ukrainas raportoi mëngjesin e së premtes se shpërthime janë dëgjuar në rajonet Ivano-Frankivsk dhe Hmelnitski dhe në qytetin Dnipro, ndërkaq raportohet se Rusia ka kryer sulme me raketa lundruese. Në javët e fundit, rusët kanë intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës duke shënjestruar infrastrukturën kyçe, përfshirë ndërtesat e energjisë, në shenjë hakmarrjeje për bombardimet në rajonet kufitare ruse./ REL

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL