albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush ka më shumë ndjekës në “Instagram”? Banorët e BBV3 që fituan apo humbën fansa

by Editor
April 5, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Kush ka më shumë ndjekës në “Instagram”? Banorët e BBV3 që fituan apo humbën fansa
Share on FacebookShare on Twitter

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në “Instagram”?

Ai është një banorët më të komentuar të BBV3. Bëhet fjalë për Julian Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në “Instagram” duke shkuar nga 448 në 449 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje në numrin e tyre të ndjekësve. Roza numëron sërish 328K pa pësuar ndryshim nga java e kaluar, ndërsa Rikja ka shtuar 1 mijë ndjekës në “Instagram”.

Kalojmë tek një çift i BBV3, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, të cilët në prime-in e së martës u skualifikuan nga loja me zarf të zi. Duke shkuar kështu në ‘Dhomën e Bardhë’. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 4.4 mijë ndjekësish dhe Meritoni me 3 mijë ndjekës më tepër.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Çifti i dytë i BBV3, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, të cilët duken se tashmë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit pas disa keqkuptimeve, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 5 mijë ndjekës duke shkuar në 130 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 3K dhe tani numëron 334 mijë.

Ndërkohë, një rritje prej 4 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 258 në 262 mijë. Sa i përket disa prej banorëve më të rinj se pjesa tjetër e shtëpisë, Françeska Murati ka shtuar 3.1K në “Instagram”, Liami Osmani është rritur me vetëm 300 ndjekës, ndërsa Jetmiri nuk ka patur asnjë ndryshim duke numëruar sërish 55.3K.

Nga ana tjetër, Egla Ceno ka qenë në krye të debateve dhe përplasjeve mjaft të forta kohët e fundit. Pas një konflikti të rëndë me Meritonin, Egla u skualifikua nga loja me zarf të zi javën e shkuar. Prime-in e së martës megjithatë, zbuluam se në fakt aktorja ndodhej sërish brenda ambienteve të shtëpisë, në atë që quhet ‘Dhoma e Bardhë’, ku iu bashkua edhe Meritoni dhe Ilnisa. Megjithatë, aktorja ka fituar plot 3.2K ndjekës në “Instagram”-in e saj.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL