albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Greqia përfshihet nga moti i keq dhe përmbytjet, ja zonat më të prekura

by Editor
April 20, 2024
Reading Time: 1 min read
0
Greqia përfshihet nga moti i keq dhe përmbytjet, ja zonat më të prekura
Share on FacebookShare on Twitter

Greqi është përfshirë nga moti i keq dhe shirat e rrëmbyeshëm. Nga dita e djeshme Thesalia dhe qyteti i Kardicës ka përjetuar përmbytje në orët e mbrëmjes, ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj.

Përqindjet e shiut që ranë në qytet arritën në gati 100 milimetra (konkretisht 97.6) bazuar në matjet e stacionit meteorologjik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Në fakt reshjet e shiut kanë arritur për pak minuta 312 mm/h dhe është dashur ndërhyrja e policisë për rregullimin e qarkullimit dhe ndalimin e kalimit të mjeteve. Në rajonin e Magnezisë fenomeni ka goditur me ashpërsi gjatë natës Pelionin e Jugut, duke përmbytur rrugë dhe rrugica në Zagora, Milies, por pa krijuar asnjë problem serioz. Në qytetin e Volos ka pasur probleme me energjinë elektrike gjatë natës, por ato janë rikthyer shumë shpejt.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Një çift izraelit në Limionas, komuna e Zagorës, të cilët po qëndronin në një apartament në Airbnb, kërkuan ndihmë pasi ishin të frikësuar nga një përrua aty pranë që doli nga shtrati. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe i transportuan të sigurt në Tsagarada.

Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Krizave Klimatike Vassilis Kikilias ndodhet prej ditës së djeshme në Thesali për të monitoruar nga afër zhvillimin e motit të keq.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL