albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ish-këshilltari i Ramës: Mafia brenda shtetit, nuk më dëgjuan kurrë

by Editor
April 22, 2024
Reading Time: 1 min read
0
Ish-këshilltari i Ramës: Mafia brenda shtetit, nuk më dëgjuan kurrë
Share on FacebookShare on Twitter

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme.

Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me Ndrangheta.

Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Kështu deklaroi Nicola Gratteri prokuror i Napolit në emisionin investigativ “Report” në Itali të transmetuar në televizionin shtetëror italian “RAI 3”.

Gazetari italian kujton se vite më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet, kryeministri Edi Rama kishte emëruar si këshilltar ish-prokurorin italian Francesco Mandoi që për 20 vjet kishte qenë një pikë lidhjeje mes prokurorisë italiane të anti-mafias dhe prokurorisë shqiptare.

“Nuk pati zhvillime të mëdha të ndonjë konsulence. Këshilltar në letra, por nuk më dëgjuan kurrë. Nuk më telefonuan kurrë edhe pse kishte shumë punë për të bërë.

Anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi për të kushtëzuar veprimet e qeverisë” – thotë ish-këshilltari i Edi Ramës, prokurori i antimafias italiane Francesco Mandoi.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL