albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal në Eurovision/ Pezullohet dhe vihet nën hetim këngëtari holandez

by Editor
May 10, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Skandal në Eurovision/ Pezullohet dhe vihet nën hetim këngëtari holandez
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtari holandez Joost Klein nuk është paraqitur për të performuar në finalen e festivalit Europian të këngës, Eurovision.

Siç raportojnë mediat e huaja, dyshohet se Klein është pezulluar dhe është nën hetim nga organizatorët e Eurovision për një incident të ndodhur dje.

Megjithatë mbetet ende e paqartë se për çfarë incident bëhet fjalë, ndonëse zërat thonë se ka lidhje me ndonjë gjest ndaj pjesëmarrësve izraelitë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Këngëtarja izraelite është pritur me kundërshti të forta si në skenë edhe në rrugët e qytetit organizator, Malmo të Suedisë, ku mijëra qytetarë kanë dalë në një marshim kundër “gjenocidit” izraelit në Gaza.

Ditën e djeshme, kur këngëtarja izraelite Eden Golan u pyet se çfarë mendonte për shqetësimet e shumta për sigurinë në këtë spektakël, moderatorët e ndërprenë duke i thënë se “nuk ka nevojë t’i përgjigjesh pyetjes”, por holandezi Joost Klein ndërhyri duke thënë “pse jo?”.

Megjithatë është e paqartë nëse pezullimi i tij ka lidhje me këtë incident, teksa pritet tashmë vendimi nëse do të performojë apo jo.

Disa raportime të tjera thonë se stafi i këgnëtarit Joost Klein është përplasur fizikisht me një gazetar izraelit, i cili ka tentuar të provokojë.

Klein ka vënë në dukje disa herë frikën e organizatorëve nga incidentet në festival për shkak të pjesëmarrëses izraelite, madje teksa kjo e fundit ishte duke folur për mediat, ai ka mbuluar kokën me bluzë.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL