albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fëmijët në Kharkiv shkojnë për herë të parë në shkollë nëntokësore në Ukrainë

by Editor
May 14, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Del harta/ Deri ku janë futur trupat ruse në Ukrainë
Share on FacebookShare on Twitter

Qindra fëmijë filluan mësimin këtë javë në shkollën e parë strehimore të ndërtuar gjashtë metra nën sipërfaqen e tokës për t’i mbrojtur ata nga sulmet me dron dhe raketat ruse.

Kjo shkollë e ndërtuar në Kharkiv aksesohet përmes një dere në një korridor të vogël, të bardhë prej betoni. Kharkiv qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i vendosur në veri-lindje të vendit pranë kufirit rus, ka qenë nën sulme të pamëshirshme ruse që kur pushtimi i Moskës në bastionet e saj u ndal 26 muaj më parë.

Në këto ditë lufte, shumica e fëmijëve në Kharkiv e kalojnë pjesën më të madhe të shkollimit në shtëpi me kompjuter. Masha, 9 vjeçe, dhe vëllai i saj Oleksy, 6 vjeç u lumturuan shumë për mundësinë  që iu dha për të mësuar në një klasë  fizike me një mësues të vërtetë me shokët dhe shoqet e klasës, raportojnë mediat e huaja.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Vajza ime në klasë të tretë mezi priste të vinte, të vishej, të takonte shoqet që i mungonin aq shumë”, tha nëna e fëmijëve Marina Prikodko.

“Për djalin tim, i cili është vit i parë, është si një ditë feste, një shans për të takuar shokët e tij të klasës në jetën reale, jo online në internet”.

Mbi 300 nxënës

Shkolla e re fillimisht regjistroi 300 nxënës, por kryetari i bashkisë së Kharkivit Ihor Terekhov tha se mësimi do të zgjerohet në dy turne ditore me 450 nxënës secili turn.

“Duhet të sigurohemi që mësuesit dhe nxënësit të përshtaten me shkollën dhe shpresojmë që nga 1 shtatori të jenë të gjithë nxënësit”, tha ai.

Në hapjen e shkollës dje, shumë nxënës kishin veshur për këtë rast bluza tradicionale ukrainase me qëndisje “vyshyvanky”.
Fëmijët e të gjitha moshave mbushën korridoret dhe u ulën në bankat e tyre.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL