albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Lamtumirë në qiellin e engjëjve”, Agron Llakaj fjalë zemre për ikjen e bashkëshortes: Më prit… ti do të më presësh si përherë!

by Editor
May 25, 2024
Reading Time: 3 mins read
0
“Lamtumirë në qiellin e engjëjve”, Agron Llakaj fjalë zemre për ikjen e bashkëshortes: Më prit… ti do të më presësh si përherë!
Share on FacebookShare on Twitter

Agron Llakaj i ka dedikuar një mesazh të ndjerë me fjalë zemre bashkëshortes së tij, Kostandinës, e cila ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Janë fjalë që ai thotë se ia ka thënë shumë herë njeriut me të cilin ndau jetën, por sot ka zgjedhur t’ia thotë për herë të fundit. 

“… Semundja e pabese na e mbylli perden e skenes se jetes ateherë kur duhet ta shijonim me shume”, shkruan Goni, ndërsa mes lotësh e falenderon për jetën që patën së bashku dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë në çdo moment të karrierës.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“E qe une te mbaroja shkollen e lart te arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy femijet..Alkiden dhe Enon. Sa shume ke sakrifikuar per Ne…, Ti ishe shtepia, forca me e madhe qe ne kishim ishe Ti”, vijon mesazhi i aktorit.

Mes dhimbjes së pamasë për ikjen e njeriut më të shtrenjtë të zemrës, Agroni e përmbyll mesazhin për vdekjen e Kostandinës së tij me këto rreshta: Lamtumire ne qiellin e engjejve aty ku shpirti yt i mire e meriton! Me prit…,nuk di se kur por ti do me presesh si perhere!

Më poshtë, mesazhi i plotë i Agron Llakaj për ikjen e bashkëshortes:

Edhe pse t’i kam thene shume e shume here…,sot ne lamtumiren tende te fundit, dua qe t’i kesh me vete.

Kemi patur nje rrugetim te veshtire, te lodhur dhe me shume sakrifica…,enderruam per nje jete te re dhe me shume ambicje.

E qe une te mbaroja shkollen e lart te arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy femijet..Alkiden dhe Enon.

Sa shume ke sakrifikuar per Ne…,Ti ishe shtepia, forca me e madhe qe ne kishim ishe Ti.

Kur vendosem te vinim drejt Tiranes per nje te ardhme me te mire…,ishe po ti qe krijove Tiranen (Itaken) ne mua.

“Nuk do kthehemi mbrapa kurre Agron..,beso ne mua! Ne do tja dalim!”

Dhe ecem e ecem, u rritem edhe ne bashke me femijet…,u beme dikushi, i buzeqeshem kohes dhe viteve,te qenurit nene e babe e pastaj gjysher…,sa shume enderra…,por ja qe jeta nuk eshte skenar i shkruar…, semundja e pabese na e mbylli perden e skenes se jetes ateher kur duhet ta shijonim me shume.

Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shume lot per ty por di qe, kur nje artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime me e mire e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tend nga skena une e kerkoj nje duartrokitje te madhe.

Lamtumire ne qiellin e engjejve aty ku shpirti yt i mire e meriton!

Me prit…, nuk di se kur por ti do me presesh si perhere.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL