albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detajet/ Spiunazh me BIA-n serbe, njëri prej të arrestuarve babai i një gazetari të njohur në Kosovë

by Editor
June 5, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Detajet/ Spiunazh me BIA-n serbe, njëri prej të arrestuarve babai i një gazetari të njohur në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, në një operacion të përbashkvt me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, arrestoi dy persona nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Njëri prej tyre është Bedri Shabani nga Ferizaj, i cili punonte në Doganën e Kosovës.

Periskopi mëson se Shabani është babai i gazetarit Zekirja Shabani, i cili është pronar i portalit “Fakte plus”, ndërsa një vit më parë ishte edhe redaktor në televizionin ATV.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Aktualisht ai është autor dhe moderator i emisionit “Diku n’Kosovë”, që transmetohet në të njëjtin televizion.

Zekirja Shabani ka qenë mjaft aktiv në fushatën elekorale të Maqedonisë së Veriut, në mbështetje të VLEN’it. Ai ka përgatitur fushatën zgjedhore për Afrim Gashin, i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me arrestimin e Bedri Shabanit ka reaguar edhe Dogana e Kosovës, e cila sqaron se ai është larguar nga posti e tij në Doganë në vitin 2004.

Sipas njoftimit, shkarkimi i Shabanit erdhi për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv.

“Prishtinë 5 qershor 2024, në lidhje me arrestimin e dy personave sot në Ferizaj nën dyshimin për aktivitete spiunazhi, Dogana e Kosovës sqaron opinionin se personi i cituar me inicialet B.Sh. është pushuar nga posti e tij në Doganën e Kosovës 20 vite më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004.

Shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Që nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL