Ditën e sotme një turiste franceze është aksidentuar në zonën e Vranës, Lekbibaj Tropojë.
Turistja franceze menjëherë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë njofton se i është kërkuar ndihma për një ndërhyrje emergjente, pasi raportohej se një turiste franceze e moshës rreth të 50-ve kishte pësuar aksident në Vranë, Lekbibaj Tropojë.
Gjithashtu bën thirrje që gjatë udhëtimit të përdoren të gjitha protokollet e sigurisë dhe pajisjet e nevojshme.