albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kritika të ashpra ndaj presidentit francez Macron pas komenteve për ‘luftë civile’

by Editor
June 25, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Kritika të ashpra ndaj presidentit francez Macron pas komenteve për ‘luftë civile’
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa po afrojnë zgjedhjet në Francë, kundërshtarët e presidentit Emmanuel Macron kritikuan komentet e bëra prej tij të hënën se një fitore e partisë të së djathtës së skajshme Bashkimi Kombëtar, ose e aleancës së majtë Fronti i Ri Popullor, do ta çonte Francën në luftë civile. Franca do të mbajë raundin e parë të zgjedhjeve në 30 qershor.

Presidenti francez tha gjatë një interviste të hënën, se manifesti i partisë Bashkimi Kombëtar, që radhitet e para në anketime dhe zgjidhjet që ajo ofron për t’u përballur me kriminalitetin dhe emigracionin janë të bazuara tek “stigmatizimi dhe ndasitë”.

Ai bëri kritika të ngjashme dhe për Partinë e së majtës së skajshme Franca e Papërkulur (LFI), që është pjesë e koalicionit Fronti i Ri Popullor.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Presidenti i partisë Bashkimi Kombëtar (RN), Jordan Bardella u pyet rreth komenteve të presidentit Macron gjatë një emisioni për kanalin M6.

“Një president nuk duhet të thotë gjëra të tilla. Unë dëshiroj të rikthej sigurinë për të gjithë popullin francez… Këta janë që i trembin francezët. Jemi një vit pas trazirave që goditën rëndë qytetet franceze. Çdo ditë në vendin tonë, miliona francezë, në veçanti gratë në vendin tonë, në publik, në mjetet e transportit publik, nuk ndihen të sigurta”, tha zoti Bardella duke vënë në dukje nivelin e kriminalitetit në vend dhe duke premtuar një rikthim të autoritetit të qeverisjes në mbarë vendin.

Me një ton të ngjashëm kritik u përgjigj edhe drejtuesja tjetër e kësaj partie Marine Le Pen, ndërsa po intervistohej në radion RTL. Për më shumë Kliko KËTU

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL