albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulm me armë në një ceremoni martesore në Francë, një i vdekur dhe 5 të plagosur

by Editor
June 30, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Sulm me armë në një ceremoni martesore në Francë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
Share on FacebookShare on Twitter

Sulm me armë në një ceremoni martesore në Francë,

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë raportohet se janë plagosur në veri-lindje të Francës pasi persona të armatosur e të maskuar, hapën zjarr në një ceremoni martese.

Mediat e huaja raportojnë se sulmi në Thionville mund të lidhet me një larje hesapesh mes trafikantëve të drogës.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Të shtënat ndodhën herët të dielën në një sallë pritjeje ku ishin të pranishëm rreth 100 persona.

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Autorët e të shtënave janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ishte gjatë një dasme,” tha një burim policor.

“Në një çerek të mëngjesit, një grup njerëzish dolën jashtë për të pirë duhan para sallës dhe më pas mbërritën tre burra të armatosur rëndë dhe hapën zjarr në drejtim të tyre.”

Sulmuesit mbërritën me një automjet 4X4, “ndoshta një BMW”, tha burimi.

Nuk dihej menjëherë se nga vinte automjeti, shkruan The Guardian.

Thionville ndodhet afër kufijve të Luksemburgut dhe Gjermanisë.

Një derë xhami e shpuar me vrima plumbash mund të shihej në vendngjarje mëngjesin e së dielës.

Ndërkohë, në qytetin fqinj të Villerupt, të shtënat mes bandave rivale në një pikë shpërndarjeje droge lanë pesë persona të plagosur në maj 2023.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL