Faton Hajrizi, i cili akuzohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliç, është ekzekutuar nga Njësia Speciale Antiterroriste e Serbisë.
Fatoni raportohet se fshihej në ambientet e braktisura të fabrikës Viscose në Loznicë ku ishin strehuar emigrantët, jo shumë larg vendit ku dyshohet se qëlloi për vdekje policin serb.
I riu nga Kosova, sipas mediave serbe, ka qëlluar disa herë në drejtim të policisë dhe efektivët kanë hapur zjarr ndaj tij.
Faton Hajrizi rreth 10 ditë më parë u arratis nga burgu në Kosovë, ku vuante dënimin për vrasjen e ushtarit rus të KFOR-it si edhe krime të tjera.
Nuk është hera e parë, por e 9-ta që Hajrizi arratisej nga burgu.