albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I treti/ Izraeli: Konfirmohet, vramë edhe liderin ushtarak të Hamasit

by Editor
August 1, 2024
Reading Time: 1 min read
0
I treti/ Izraeli: Konfirmohet, vramë edhe liderin ushtarak të Hamasit
Share on FacebookShare on Twitter

Mohammed Deif, lideri i krahut ushtarak të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – u vra nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës në korrik, tha të enjten ushtria izraelite.

Izraeli e konfirmoi vrasjen e Deif një ditë pasi lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në Teheran. “IDF-ja [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit] njofton se, më 13 korrik 2024, avionët luftarakë të IDF-së goditën zonat e Han Junisit, dhe pas një vlerësimi të inteligjencës, mund të konfirmohet se Mohammed Deif u eliminua në këtë sulm”, tha ushtria.

Hamasi nuk ka komentuar njoftimin e Izraelit për vrasjen e Deif, i cili u bë në ditën kur turma të mëdha njerëzish u mblodhën në Teheran për funeralin e Haniyehut.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Deif besohet se ka qenë njëri prej organizatorëve kryesorë të sulmit të Hamasit brenda Izraelit më 7 tetor, ku u vranë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 250 të tjerë. Ai sulm edhe e nxiti luftën tashmë 10-mujore në Gazë.

Si njëri prej figurave më mbizotëruese, Deif u ngrit në gradat e grupit gjatë 30 vjetëve, duke e zhvilluar rrjetin e tuneleve të Hamasit dhe ekspertizën e ndërtimit të bombave.

Ai ka qenë për shumë dekada në krye të listës së zezë të Izraelit.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL