albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: Me urdhër të Ramës s’u lejuan të votojnë qindra qytetarë në Himarë

by Editor
August 4, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Berisha: Me urdhër të Ramës s’u lejuan të votojnë qindra qytetarë në Himarë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se përjashtimi nga votimi i qindra e qindra qytetarëve të Himarës për shkak të kartave të identitetit është një akt antikushtetues.

“Të dashur miq, me urdhër te Edi Ramës sot nuk u lujuan të votojnë për shkak të datës së kartave të identitetit, qindra qytatarë të identifikuar kryesisht mbështetës të opozitës.

Ky është një akt i pa precedent, një krim shtetëror elektoral, dhunim i Kushtetutës që ka si qëllim të vetëm manipulimin e rezultatit zgjedhor nga Edvin Gjipea.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Sqaroj këtu qytetarët se ky standart nuk u zbatua në zgjedhjet e 14 Majit dhe në ligjet e vendit edhe pas lëshimit të kartave biometrike në mungesë të saj, janë pranuar edhe letërnjoftimet e vjetra që vërtetonin plotësisht identitetin e personit.

Përjashtimi i qindra zgjedhësve nga e drejta e votimit, ndryshimi i qëllimshëm dhe i programuar i qendrave të votimit të qindra qytetarëve, shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga Dropulli, Saranda apo pasunarve të vilave turistike të bregut janë veprime mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë direkt Edi Ramën dhe Vangjel Tavon për krim të shëmtuar elektoral.

Partia Dmokratike dënon me forcën më të madhe këto akte të rënda antikushtetuese të Edi Gjipes dhe kukullës së tij Vangjel Tavo dhe i garanton se drejtësia vonon, por nuk harron”, shprehet Berisha.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL