Pak para konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe të Kosovës Albin Kurtit ka ndodhur një skandal.
Organizatorët maqedonas kishin ngatërruar flamurin e Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.
Qytetarët e kanë komentuar këtë veprim si një provokim nga pala maqedonase.
Pak ditë më para ndodhi edhe incidenti në aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani.