albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Juventus prezanton Douglas Luiz: Për skuadrën sakrifikoj edhe veten!

by Editor
August 7, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Juventus prezanton Douglas Luiz: Për skuadrën sakrifikoj edhe veten!
Share on FacebookShare on Twitter

Douglas Luiz u transferua këtë verë nga Aston Villa te Juventus në Serie A.

Bardhezinjtë paguan plot 51.5 milionë euro për kartonin e brazilianit teksa së fundmi, 26-vjeçari mbajti edhe konferencën e parë si një lojtar i torinezëve.

Douglas Luiz, theksoi se historia e Juventusit ishte një faktor kyç në përzgjedhjen e tij ndërsa shtoi se gëzon një raport të shkëlqyer me trajnerin Thiago Motta.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Shumë lojtarë të mëdhenj kanë ardhur nga Juventusi dhe kjo më motivon shumë dhe më bindi të vij këtu. Jam i sigurt se do të kemi një sezon të mrekullueshëm. Ne kemi lojtarë të rinj, një trajner të ri dhe po mësohemi me punën e Thiago Mottas dhe atë që ai kërkon prej nesh.

Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje te Juventus është madhështia e këtij klubi, stadiumi, pasioni i tifozëve për skuadrën. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të jetë një sezon i rëndësishëm dhe do të luftojmë së bashku për rezultate të shkëlqyera.

Marrëdhënia me trajneri Thiago Motta- Duket sikur unë dhe Thiago njihemi prej kohësh. Ai është një trajner i ri dhe të jep lirinë për të komunikuar lirshëm dhe për të folur për taktikat, marrëdhënia jonë është shumë e mirë.

Nuk kam një preferencë për pozicionin tim në fushë, por më pëlqen të luaj afër portës. Por, trajnerit ia kam bërë të ditur se nëse ka nevojë që unë të luaj si një mesfushor difensiv, nuk do ta kisha problem ta realizoja edhe këtë rol. Mendoj se liria që Motta më jep në fushë mund të bëjë diferencën”, u shpreh Luiz.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL