Dy politikanë serbë janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut pas tentativave për të bllokuar punimet pranë urës mbi lumin Ibër.
Aleksandar Arsenijeviç nga partia Demokracia Serbe ka penguar punëtorët e komunës, të cilët ishin duke lyer flamurin serb ndërsa më pas nuk iu bind urdhrave të policisë, të cilët i kërkuan të largohej.
Sipas informacioneve nga policia e Kosovës, së bashku me Arsenijeviç u arrestua dhe politikani i po së njëjtës parti Stefan Vellkoviç, i cili po ashtu nuk iu bind urdhrave të policisë.
Pas ngjarjes, përfaqësues të Demokracia serbe shkuan menjëherë në komunën e Mitrovicës së Veriut teksa kërkuan dhe shpjegime për arrestimet e dy anëtarëve të partisë së tyre.
Arrestimi i Arsenijeviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut mbahet një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Kryeministri Albin Kurti ka apeluar minoritetin serb të bëhet pjesë e diskutimeve dhe të shprehin shqetësimet e tyre. Në këtë mënyrë ai thekson se edhe do tu jepet zgjidhje nga institucionet e vendit
Vendimin e qeverisë së Kosovës për hapjen e urës e kanë kritikuar edhe aleatët ndërkombëtarë ndërsa të martën forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja paralajmëruan se “do të trajtojnë çdo zhvillim që ndikon mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale”.