75-vjeçari Rexhep Halili banues në Sukth, Durrës ka humbur jetën pasi u asfiksua nga tymi i zjarrit.
Ai kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore.
Nga era e fortë zjarri është përhapur dhe 75-vjeçari gjatë përpjekjes për të fikur zjarrin është asfiksuar dhe ka humbur jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.