Vrasja e 42-vjeçarit Egli Progës në 10 gusht në Pogradec, nga i riu Denis Meçe raportohet të ketë ndodhur për një gjobë që autori i ka vendosur viktimës.
Pasditen e 10 gushtit kur Egli Proga mbylli qepenin e lokalit të tij në Pogradec për herë të fundit dhe u drejtua për në shtëpi.
Pak metra më tej, në afërsi të një lokali tjetër ishte Denis Meçe dhe e ftoi Eglin për një cigare. Ai i ka kërkuar xhiron ditore 42-vjeçarit si “gjobvënie”, por ky i fundit ka refuzuar.
Dëshmitarët okularë kanë treguar për Top Channel se në ato momente, Egli është shprehur se nuk mund t’i jepte xhiron ditore, pasi kishte për të mbajtur fëmijët e tij.
Xhiroja ditore i kushtoi jetën Eglit, pasi u godit me grushte në anën e majtë të kokës nga Denis Meçe, goditje e cila ishte fatale.