albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Musk interviston Donald Trump, diskutohet gara presidenciale, luftërat dhe emigracioni

by Editor
August 13, 2024
Reading Time: 2 mins read
0
Musk interviston Donald Trump, diskutohet gara presidenciale, luftërat dhe emigracioni
Share on FacebookShare on Twitter

Ish presidenti Donald Trump u intervistua në rrjetin social  X nga biznesmeni Elon Musk. Ata folën për një sërë cështjesh si  emigracioni, tërheqjen e Biden nga gara si dhe luftën në Ukrainë.

Pyetja e parë që biznesmeni Musk i drejtoi ishte pikërisht për atentatin ndaj tij , shpëtimin nga i cili Trump e quajti një mrekulli të Zotit.

“E kuptova menjëherë që ishte një plumb që goditi veshin. Mrekullia më e madhe ishte që goditi në një kënd që ishte me më pak pasoja se në çdo kënd tjetër. Kjo është pse të gjithë ata njerëz që nuk besojnë në Zot, mendoj se të gjithë duhet të fillojnë të mendojnë për këtë. Unë jam besimtar, por tani jam edhe më shumë”, tha ish presidenti Donald Trump.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Nuk munguan as akuzat ndaj qeverisë aktuale  amerikane për numrin e lartë  te emigranteve të paligjshem.

“Unë besoj se janë mbi 20 milionë njerëz që kanë ardhur në vendin tonë, shumë prej të cilëve vijnë nga burgjet, nga institucionet mendore si dhe shumë janë terroristë. Ata që  po vijnë në vendin tonë  janë në nivele që nuk janë parë kurrë më parë. Përpara se të dilja në transmetim pashë një reklamë nga Kamala që thoshte se si ajo do të mbrojë  sigurinë kufitare. Ku ka qenë ajo për tre vjet e gjysmë? Për tre vjet e gjysmë kemi 20 milionë njerëz. Është e tmerrshme”, shtoi Trump.

Po ashtu Trump foli edhe për mardhëniet e SHBA-ve me Bashkimin  Europian dhe aleancen veriatlantike.

“E njoh shumë mirë Bashkimin Europian. Ata përfitojnë shumë nga Shtetet e Bashkuara në tregti, siç e dini. Ne, përmes një forme tjetër, NATO-s, i mbrojmë ata. E dini, ne kemi një deficit me ta prej 250 miliardë dollarësh, të cilin njerëzit nuk e dinë. Tingëllon shumë bukur, Bashkimi Evropian. Po ashtu unë  ja kam bërë të qartë NATO-s se duhet të paguajnë. Nëse nuk paguajnë nuk do ju mbrojmë më”, tha Trump.

Sakaq Duke kujtuar mrdheniet e mira me  presidentin rus Vladimir Putin ,ish president i SHBA-ve theksoi se nëse ai do të ishte në pushtet asnjë luftë nuk do të ndodhte.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL