Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Madhe në Tiranë, duke përfshirë tre makina që u përplasën me njëra-tjetrën.
Ky aksident ka shkaktuar një trafik të rënduar që zgjatet prej Kodrës së Diellit deri në Sauk.
Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të rregulluar trafikun.
Deri më tani, raportet tregojnë se nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale në automjete.