Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytet, ku një konflikt i çastit rezultoi në plagosjen e Çel Shabaj., 43 vjeç, nga personi me iniciale K. K., i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri në këmbë.
43-vjeçari është në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë, duke ndërhyrë në kohë, kanë identifikuar dhe shoqëruar tre persona, përfshirë autorin e dyshuar, dhe kanë sekuestruar armën e përdorur.
Grupi hetimor vazhdon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.