TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha në rrjetin social Facebook, ka publikuar një pjesë nga dosja e ngjarjes në Pogradec, ku Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe. Teksa ngjara përflitet dhe dyshohet se është manipuluar dhe fshehur, edhe vetë Gjykata e cilëson Meçen si një erson me rrezik për të marrë dhe ndikuar në vërtetësinë e provave. Hoxha krahas dokumentit ka shtruar disa pyetje, nga kamerat tek dëshmitë kontradiktore.
REAGIMI I PLOTË:
M’a dridh nje duhan !
Përse vallë gjykata e konsideron Denis Mecen, person me rrezikun për të ndikuar në marrjen dhe vërtetësinë e provave?
Përse dëshmitarët po hetohen për moskallëzim krimi? Nëse ata kanë thënë të vërtetën se ishin disa të pirë që nuk e njihnin autorin dhe as viktimën, përse nuk u bë testi alkool-matës që shkenca të jetë në një frekuencë me fjalën e tyre?
Përse nuk janë sekuestruar kuponat dhe faturat tatimore, që të kuptohet sa birra kishin konsumuar këta të “dehurit”?
Përse nuk punonte kamera e sigurisë dhe përse nuk u përftuan pamje prej saj?
Përse dy njerëz që sipas dëshmive nuk e njihnin njëri- tjetrin, njëri do i kërkonte tjetrit ti dridhte një duhan?Dhe viktima iu bind menjëherë,ia drodhi cigaren dhe pastaj duke i thënë “mos të bënte si i fortë”,e shau.
Përse policia u njoftua 15 minuta me vonesë?
Përse mungojnë dëshmitarët e tjerë që të tregojnë se i ndjeri është parë duke konsumuar alkool në lokalin e tij?
Përse prokurorja e cështjes e ndryshoi akuzën?
E të tjera…
Por ti i dashur ndjekës, kur t’a lexosh këtë statusin ki parasysh mësimi që nxorrëm nga vrasja e Englantin Progës “Nëse dikush të kërkon t’i dredhësh një duhan , dridhe e mos bëj zë”!
DOKUMENTI
Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë.