Një 23-vjeçar është arrestuar në Fier pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të lëvizur automjetin të cilin e kishte parkuar në vend të gabuar, dhe nga kontrolli i automjetit iu gjet dhe sekuestruan një thikë.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal dhe për dy persona në Libofshë pasi kanë ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe si pasojë e erës, flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
Po ashtu nisi procedimi penal dhe për dy persona, njëri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje ndërsa i dyti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin D. B., 23 vjeç, banues në Fier, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të lëvizur automjetin të cilin e kishte parkuar në vend të gabuar, dhe nga kontrolli i automjetit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (thikë).
Gjithashtu nga Komisariati i Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 38 vjeç, dhe A. D., 54 vjeç, të dy banues në Libofshë, pasi kanë ndezur zjarr për të djegur mbeturinat dhe si pasojë e erës, flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. G., 47 vjeç, banues në fshatin Çiflik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. L., 49 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.